Capital T: Të fokusohemi te ata që strehohen në Kosovë

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Capital T është njëri prej artisteve që është angazhuar në masë të madhe për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

“Ditë më të mira po vijnë… Jam super krenar me çka kemi arritur për këto ditë pune. Kosovë të dua për krejt çka ke bërë për nënën Shqipëri”.

“Mendoj që euforia, paniku edhe emergjenca ka kaluar ato zona që unë i kam vizituar edhe pa tërmet pak a shumë kanë pasur nevoja të njëjta”.

“Depot janë plot në Shqipëri tash procesi do të jetë i gjatë me vjet për t’u kthyer në normalitet e ne duhet të fokusohemi më shumë te ata të cilët strehohen në Kosovë momentalisht t’u sigurojmë krejt çka ju duhet për një periudhë më të gjatë sa do të rrinë e që nuk do të jetë 3-4 ditë”.

“Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj ata që kanë bashkëpunuar me mua krejt këtë kohë dhe që i janë përgjigjur thirrjes time, si grupi i ngushtë në Kosovë, po edhe 2-3 grupe me studentë në Shqipëri që ishin ditë e natë në dispozicion që të kontribuojnë kudo që kishte nevojë”, ka shkruar Trim Ademi në postim, percjell telegraf.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme