Lei Kraja: Nuk do i kisha problem fëmijët jashtë martese

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe një nga femrat më të komentuara në mediat rozë.

Fjala është për prezantuesen dhe modelen nga Shqipëria, Lei Kraja, e cila së fundmi në rrjetet sociale është krahasuar me Georgina Rodriguez, të dashurën seksi të futbollistit Cristiano Ronaldo.

E ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, Lei pranoi se ka disa ngjashmëri me modelen, megjithëse do i pëlqente shumë herë më tepër ta krahasonin me Irina Shayk.

Ndërkohë, e vënë përballë disa pyetjeve ngacmuese, për të kuptur se sa e ngjashme është me Georginën, Lei tregoi se as ajo nuk do e kishte problem nëse partneri i ardhshëm do kishte fëmijë nga lidhje apo martesa të mëparshme.

I vetmi kusht i moderatores ishte numri i fëmijëve, pasi, sipas saj, kur në familje ka shumë fëmijë, është e vështirë që secili të marrë vëmendjen e merituar.

Modelja Kraja përndryshe u bë më e njohur për publikun qysh nga paraqitja e saj në “Dance With Me” bashkë me këngëtarin Robert Berisha.

Me këtë të fundit po ashtu u përfol për një romancë të mundshme, madje deklaroi se do të martohej me të nëse nuk do ishte i martuar – pasi Roberti atë kohë ishte i martuar me Nora Istrefin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme