Rita Ora duket atraktive edhe me kostum të çuditshëm

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit “Phoenix”.

Ajo ka promovuar këngët e saj të reja në evente dhe shfaqje të përmasave botërore.

Ndërkohë, Rita kujdeset që të promovojë albumin e ri edhe në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive në një kostum mjaft të çuditshëm.

Bëhet fjalë për një kostum gjysmë blu dhe gjysmë kafe, me të cilin ajo u prezantua në koncertin e saj të fundit në Los Anxhelos.

Pamja e saj prej bionde me flokë të shkurtra dhe syzet blu, i dhanë Ritës një figurë edhe më tërheqëse.

Pak ditë më parë, ajo publikoi edhe një tjetër bashkëpunim me Clean Bandit dhe Kyle, këngën me titull “Nowhere”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme