Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa

Prishtinë | 23 Pri 2026 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur edhe për kthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani, në këtë parti.

Mustafa në Klan Kosova tha se bashkangjitja e Osmanit do t’i bënte mirë LDK-së.

“Një ribashkim i madh i LDK-së është i shëndetshëm edhe për LDK-në. A ia vlen ta provojmë? Ne po themi hajde veç ta provojmë”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Ai theksoi se po të kishte mundësi qysh sot do t’i bashkonte të gjithë në LDK, madje edhe ata që se shohin këtë parti si të tyren.

Të ngjashme