Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar se falja e namazit të Kurban Bajramit do të zhvillohet të mërkurën, më 27 maj, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar, programi festiv do të nisë në orën 06:00, ndërsa falja e namazit të Bajramit fillon në orën 06:30, e udhëhequr nga Kryetari i KMSH-së.
Pas namazit, do të mbahet hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, ndërsa gjatë paradites, nga ora 09:00 deri në 12:00, do të zhvillohen edhe pritjet tradicionale në selinë e KMSH-së.
Autoritetet fetare kanë ftuar besimtarët që të pajisen me sixhade për të siguruar sa më shumë komoditet gjatë faljes dhe pjesëmarrjes në ceremoninë festive.