Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti i fitoi 51 për qind të votave me mashtrim, prandaj duhet zgjedhje të reja

Kurti i fitoi 51 për qind të votave me mashtrim, prandaj duhet zgjedhje të reja

Kanë vdekë njerëz, ka humbur një dekadë, për me ardhë në momentin kur del Albin Kurti dhe pa u skuqur e thotë në RTK: Ka Asociacion. Mbi këtë kauzë, me etiketime të natyrës “Isa, Hasha – Esat Pasha”, me akuza për tradhti, me sulme personale, jo veç me fjalë, por edhe sulme fizike, Albin Kurti […]

Kanë vdekë njerëz, ka humbur një dekadë, për me ardhë në momentin kur del Albin Kurti dhe pa u skuqur e thotë në RTK: Ka Asociacion.

Mbi këtë kauzë, me etiketime të natyrës “Isa, Hasha – Esat Pasha”, me akuza për tradhti, me sulme personale, jo veç me fjalë, por edhe sulme fizike, Albin Kurti e kishte ndërtuar kështjellën e tij, e cila në fund ia solli 51 për qind të votave.

Kjo nuk guxon me kalu pa u ndëshku.

Prej kur LVV lype vota prej qytetareve, Kurti ka dale e ka thane qe me te ne pushtet, me hajnat jashte pushtetit, ai nuk do t’i nënshtrohet presionit ndërkombëtar, nuk do të bëjë kompromise, e as nuk do te lejoje Zajednice.

“Zajednica ka vdekur”, e ka thëne duke u zgërdhirë ne 21’sh. Ka vdekur bashke me ata qe i humbën zgjedhjet.

A jena na qita që kaq lehtë e lejojme këtë poshtërim?

Kurti kurrë nuk ka thanë që “s’kena çka me ba, se tash ata e kanë nenshkru, e une duhna me e zbatu”. JO. Ai ka thane qe me te kryeministër krejt cka është bërë para tij prishet, Serbia do të përballet me realitet te ri politik.

A besoni që kjo duhet me u tejkalu kaq lehte?

I ka fitu zgjedhjet me mashtrim, prandaj duhet me shku ne zgjedhje. Duhet me e pyet qytetarin edhe njehere se çka mendon.

Kurti është skema më e madhe piramidale politike qe e kemi pasur ndonjëherë.

Të ngjashme