Kurti i ka jetike disa fitore të vogla për ta mbuluar humbjen e madhe

Prishtinë | 26 Jan 2024 | 23:06 | Nga Afrim Kasolli

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë sot e paskan takuar Kryeministrin Kurti me qellim per te diskutar rregulloren e re te BQK per ndalimin e dinarit serb ne territorin e Kosoves. Thuhet se te njejtit kane kerkuar rishqyrtim te ketij vendimi.

Sipas te gjitha gjasave Kryeministri Kurti nuk do beje leshime dhe kompromise ne kete pike. Sepse pas leshimit te madh qe e ka bere me pranimin e Marrëveshjes baze te Brukselit dhe ate te Ohrit ku eshte pajtuar per normalizim te raporteve me Serbine pa njohje, atehere Kurti i ka jetike disa fitore të vogla për ta mbuluar humbjen e madhe.

Po ashtu, nga kjo rezistence nuk do te hiqen as masat sanksionuese ndaj Kosoves dhe nuk do te realizohet qellimi kryesor strategjik, ai sanksionimit ndërkombëtar te Serbise as pas sulmit terrorist te 24 shatorit.

Mirepo, as vendet e BE-se nuk do te ushtrojne me shume presion ndaj Qeverise, sepse edhe ato jane te kënaqura me rezultatin e dialogut ngase disa shtete te Unionit e kane arritur ate qe e kane kerkuar nga Kosova, nje marrëveshje me Serbine pa e detyruar kete te fundit qe ta njoh te paren.

Të ngjashme