Kurti po dëshiron “të krijojë” një armik që ia ushqen populizmin e tij

Prishtinë | 23 Jan 2023 | 15:48 | Nga Valon Syla

Albin Kurti po don me ngjallë PAN-in… po dëshiron që duke i provokuar UÇK-në e komandantat e luftës, duke e provokuar edhe Drenicën si djep i UÇK-së, të krijojë një armik që ia ushqen populizmin e tij për interesa elektorale.

Që e polarizon shoqërinë dhe manipulon me gjenerata që nuk mbajnë mend kush ishte kush gjatë luftës.

Të manipulojë edhe me bashkëpuntorë të regjimit të Millosheviqit, t’i bëjë ata për veti, pasi e humbi simpatinë te familjet e herojve, martirëve, dëshmorëve, veteranëve dhe të familjeve që kanë anëtar të pagjetur, e poashtu njerëz patriotë kosovarë që s’i trullosi propaganda e tij marksiste.

Mos ia plotësoni dëshirën…

Prandaj, ai e ka aleat Komandant Prindonin. Lene le të knaqet me to me Vjosën e me mbesa të gjeneralëve të komunizmit, nga i cili mezi u çliruam e i çelëm sytë si na në Kosovë e ata në Shqipëri.

Albini sun e kthen as socializmin as komunizmin… ky është ekspert për budallëk dhe fukarallëk. Edhe po duket të jetë fort i poshtër e ligë.

Të ngjashme