Kurti takon ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan

Prishtinë | 15 Shk 2025 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Takimet në Mynih, në kuadër të edicionit të 61-të të Konferencës së Sigurisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i vazhdoi me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri tha se Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta dhe bashkëpunim të afërt në shumë fusha, përfshirë ekonomi dhe mbrojtje.

Ai e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë për Kosovë në rrafshin ndërkombëtar, kontributin në sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it dhe partneritetin në zhvillimin e industrinë vendore të mbrojtjes me marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë turke MKE për funksionalizimin e fabrikës së municionit.

Në këtë takim, bashkë me kryeministrin Kurti ishin zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Të ngjashme