Kurz: Planet e Macron për Evropën janë imagjinare

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Kryeminsitri i Austrisë, Sebastian Kurz, ka folur lidhur me planet që ka presidenti i Francës, Emanuel Macron, për Evropën.

Reagimi i kreut të ekzekutivit austriak, vjen pas shefës së CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Kurz foli për sigurinë më të madhe për vendet e BE-së, një partneritet me Afrikën, edhe për taksimin e kompanive të internetit.

Sipas tij “ interesat e BE-së përputhen më shumë me pasardhësen e Angela Merkel”, kështu disa nga kërkesat e kreut të shtetit francez, i quajti “imagjinare”, shkruan die presse përcjellë Klan Kosova.

Por kryetari i partisë më të madhe në Austri ishte i të njejtit mendim me Macron, në lidhje me pagën minimale.

Ai u pajtua që në secilin vend të Bashkimit Evropian, punëtorët të paguhen njejtë për të njejtat punë.

Të ngjashme