Kusari Lila: Me 19 nëntor konfirmohet rruga e zhvillimit për Gjakovën

Prishtinë | 16 Nën 2017 | 13:33 | Nga

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës nga AKR, Mimoza Kusari Lila, ditën e sotme e ka filluar me një takim në bashkësinë e tretë dhe të katërt lokale, ku është pritur nga shumë banorë të këtyre lokaliteteve.

Lila, ka thënë se këto zgjedhje do të përcaktojnë fatin e Komunës së Gjakovës në katër vitet e ardhshme dhe rrugëtimin e sigurt të Gjakovës drejt zhvillimit dhe progresit të vazhdueshëm.

“Siç edhe keni dëgjuar, ne jemi bërë bashkë si forca politike progresive për t’ju siguruar të gjithë qytetarëve të Gjakovës një të ardhme më të mirë, duke tejkaluar dallimet politike dhe duke vënë në radhë të parë interesin e përgjithshëm të gjithë banorëve të Komunës së Gjakovës. Nëse në anën tjetër egziston një grup politik që synim ka vetëm pasurimin e disa individëve, në anën tonë kemi profesionist, njerëz të guximshëm dhe të dëshmuar që Gjakovën ta dërgojnë në pozitën ku ka qenë dasht të jetë shumë më heret” ka thënë ndër të tjera Kusari Lila.

Banorëve të bashkësisë së tretë dhe katër lokale ju është drejtuar edhe deputeti Ilir Deda, i cili ka bërë thirrje për dalje sa më masive në zgjedhjet e 19 nëntorit.

Të ngjashme