Kusari-Lila: Komisioni hetimor mund të formohet duke përfshirë kërkesat e pushtetit dhe opozitës

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 12:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se LVV-ja disa herë e ka paraqitur qëndrimin që e mbështetë komisionin hetimor për energji.

Megjithatë, ajo ka thënë se kjo kërkesë prej kur është prezantuar është përcjellë me paradokse.

Kusari-Lila ka thënë se në sektorin e energjisë një investim më i thjeshtë zgjat më së paku 6 muaj.

Ajo ka thënë pajtohen me secilin pretendim të opozitës por duhet zgjeruar gama e komisionit hetimor, përfshirë edhe problemet e trashëguara të energjisë.

Sipas saj, me mocion procedural mund të formohet një komision i përbashkët me kërkesa të pozitës dhe opozitës.

“Pajtohemi me të gjitha pretendimet tuaja, por nëse doni të jeni të përkushtuar ndaj transparencës po e zgjerojmë gamën e hetimit. Dhe në këtë aspekt ne kemi propozime shumë konkrete përfshirë edhe propozimet tuaja, pa hequr as pikë as presje. Propozimi ynë është i qartë”, ka thënë ajo.

Të ngjashme