Kusari-Lila: Partitë politike të jenë të vetëdijshme për situatën me Serbinë

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se përkundër shqetësimeve që sjellin këto sulme, asgjë nuk është e pa pritshme në Evropë.

Kusari-Lila ka thënë se Serbia listën e provokimeve e ka të qartë.

“Me Serbinë është e pritshme lista e provokimeve. Rrethanat e krijuara nuk e kanë fokusin e ngushtuar të veprimit. Është e gjatë lista e sulmeve dhe luftës hibride të Rusisë ndaj shteteve tjera me të gjitha metodat. Është e rëndësishme që partitë politike të jenë të vetëdijshëm për këtë situatë. Këtë javë e kemi parë që një pjesë e opozitës ka rënë në kurth, lufta hibride kështu duket”, ka thënë ajo.

Të ngjashme