Kusari: Rënia e lirisë së medias lidhet me veprimet e partisë në pushtet në raport me gazetarët

Prishtinë | 23 Kor 2026 | 22:02 | Nga Ekonomia Online

Misioni faktmbledhës i Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazrtarëve ka publikuar të hënën raportin me titull “Kosovë: Rikthimi i lirisë së mediave pas rënies”. Sipas raportit, liria e medias në Kosovë ka shënuar përkeqësim si pasojë e ndërhyrjeve politike, sulmeve verbale ndaj gazetarëve dhe dobësimit të pavarësisë së institucioneve mediale.

Për këtë ka folur në “Pressing” të T7, Flutura Kusari, e cila ka thënë se partia në pushtet përmendet në mënyrë specifike si një nga faktorët në këtë përkeqësim të lirisë së medias.

“Raporti flet qartë për rënie të lirisë së mediat në Kosovë sidomos në tri vitet e fundit. Kanë ndikur shumë faktor, por përgjithësisht raporti tregon që ka të bëje me faktorin politik me qasjen e partisë në pushtet në raport me mediat. Partia në pushtet përmendet në mënyrë specifike”, ka thënë ajo

Të ngjashme