Kuvendi mban dy seanca, diskutohet edhe për Thaçin

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 08:05 | Nga

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot dy seanca, në njërën prej të cilave do të mbahet debat parlamentar për arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi nga autoritetet serbe.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se seanca e parë do të fillojë në ora 10:00, ndërsa seanca e jashtëzakonshme për Thaçin do të fillojë në orën 14:00.

Seanca plenare do të ketë këtë rend dite:

 

  • Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  • Koha për pyetje parlamentare,
  • Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  • Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,
  • Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,
  • Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,
  • Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-117 për Akreditim,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta,
  • Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës,
  • Shqyrtimi i Raportit mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2015,
  • Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë së statistikave të Kosovës për vitin 2015.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme