Kuvendi i Shqipërisë fillon sot punimet e sesionit të dytë parlamentar

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 12:41 | Nga

Parlamenti i Shqipërisë çel sot pasdite punimet e sesionit të dytë parlamentar për këtë legjislature.

Kjo është seanca e parë e Parlamentit pas votimit të kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, procedurën e së cilës opozita e ka kundërshtuar, duke kërkuar edhe dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi në punimet e Konferencës së Kryetarëve të tre ditëve më parë.

Opozita ka paralajmëruar dhe rezistencë në parlament, duke akuzuar kryeministrin Rama se po pengon reformën në drejtësi.

Në punimet e kësaj të hëne në rend të ditës parashikohen miratimi i procesverbaleve të dy seancave të fundit të zhvilluara në dhjetor, njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend, miratimi i programit të punës për periudhën 15 janar – 23 shkurt 2018, si dhe kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 janar – 2 shkurt 2018.

Ndërkohë në seancën e sotme parashikohet edhe paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme