Sulmuesi anglez, Harry Kane është objektivi kryesor i Real Madridit për sezonin e ardhshëm.
Real Madridi pritet të bëjë shumë investime gjatë verës së ardhshme, me Harry Kane të Tottenham si objektivin kryesor.
Por, Reali nuk do të paguajë më shumë se sa 150 milionë euro për shërbimet e tij, shkruan Don Balon.
Tottenham ka njoftuar se nuk do të pranojë shitjen e tij nën 200 milionë euro.
Për të arritur deri të anglezi, Reali si pjesë të marrëveshjes mund të përfshijë edhe Gareth Bale, i cili pikërisht nga Tottenam ishte transferuar në Santiago Bernabeu në vitin 2013.