Ky është vendi ku u gjet Arben Beselica

Prishtinë | 11 Tet 2023 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur vendin se ku është gjetur Arben Beselica i cili është raportuar i zhdukur.

Me anë të një postimi në Facebook, Shoqata ka bërë të ditur se Beselica është gjetur shëndosh e mirë.

“Pas angazhimit të panderprerë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve u bë e mundur gjetja e Arben Beselica i zhdukur nga data 08.10.2023. Arbeni është në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Në fotografinë e shpërndarë në rrjete sociale, shihet se aksioni i kërkim-shpëtimit ka ndodhur në afërsi të kufirit me Serbinë, përkatësisht në kryqëzimin e rrugëve Dobrosin/Stublinë dhe Bilincë.

Të ngjashme