Lajçaku takohet me Daçiqin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 24 Jan 2023 | 20:32 | Nga Ekonomia Online

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mirëpritur sot në Bruksel kryediplomatin serb, Ivica Daçiq.

Lajçak përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar se kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Mirëprita sot në Bruksel ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Kemi shkëmbyer mendime rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të aspiratave të Serbisë për në BE”, shkroi Lajçak.

Të ngjashme