Lajme të mira për Kosovën

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 08:58 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë komplete në ndeshjet kundër Kroacisë dhe Ukrainës. Por kroatët dhe ukrainasit janë optimistë për fitoren. Madje nënçmojnë Kosovën.Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, do t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët e parashikuar për ndeshjet me Kroacinë dhe Ukrainën.

Në prag të ndeshjes Kosovë – Kroaci, e cila zhvillohet të enjten në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër të Shqipërisë, FIFA i ka dhënë dritën jeshile për të drejtë loje edhe portierit me origjinë boshnjake, Adis Nurkoviq. Ndërsa një ditë më parë, lejen për veshjen e fanellës së Kosovës ke ka marrë nga FIFA edhe Arbër Zeneli.

Lojtarët e Kosovës i pret në duelin e dytë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Botëror, Rusia 2018, një kundërshtar i fishëm, ndonëse në ekip nuk do të jenë yjet si Luka Modriq (Real Madrid) dhe Ivan Rakitiq (Barcelona).
Kroatët optimistë.

Para sfidës me Kosovën, trajneri kroat Ante Çaçiq ka thënë se Kroacia është më e fortë dhe se kualiteti është në anën e tyre. Ai pohon se ata e kanë analizuar mirë lojën e reprezentacionit të Kosovës dhe se do të fitojnë. Ndonëse më parë ka shprehur respekt për lojën e Kosovës dhe ekipin e kësaj kombëtare.

“Ata do të bëjnë gjithçka, sepse nuk kanë çfarë të humbin. Por ekipi ynë është më i fortë, me më shumë përvojë. Ne do të bëjmë gjithçka për të marrë rezultatin që kërkojmë”, tha ai duke shtuar: “Kosovën e kam parë në vetëm një ndeshje. Por Kroacia në secilën ndeshjen duhet të jetë e vendosur për të treguar cilësitë në fushë.”

Për dallim prej kroatëve të cilët kanë respekt për ekipin e Kosovës, i cili në duelin me Finlandën barazoi, kapiteni i Ukrainës Oleksandr Kucher, është shprehur i bindur se ndaj Kosovës, do të marrin tri pikë.
“Në ndeshjen ndaj Kosovës, tri pikë i kemi të garantuara”, deklaroi Kucher.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme