Latifi dhe Minxhozi dakordohen për bashkëpunim në zhvillimin e turizmit

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 15:21 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimet në mes të Komunës së Rahovecit dhe Republikës së Shqipërisë, përkatësisht në mes të komunave të cilat e kanë të zhvilluar turizmin.

Latifi, më këtë rast e ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për vizitën e tij, duke e informuar për gjendjen e përgjithësi të Komunës së Rahovecit dhe kërkoi në të ardhmen të rritet bashkëpunimi me komunat e Republikës së Shqipërisë, me qëllim rritjen e turizmit në Komunën e Rahovecit pasi që edhe ne si Komuna në këtë drejtim ofron kushte të mira.

Nga ana e tij ambasadori Minxhozi, fillimisht e ka uruar Latifin për zgjedhjen e tij Kryetar të Komunës dhe i ka ofruar bashkëpunimin e tij, me qellim koordinimin e aktiviteteve ndër komunale për zhvillimin e turizmit në mes të Komunës së Rahovecit dhe Komunave veriore të Republikës së Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme