Latifi mbajti debatin e parë publik me qytetarë për punën gjatë mujore të vitit 2018

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 15:47 | Nga

Bazuar në ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe statutin e Komunës së Rahovecit, Kryetari i Komunës së Smajl Latifi, sot në sallën e Kuvendit Komunal, ka mbajtur debatin e parë publik me qytetarë. Gjatë debatit, kryetari Latifi, i ka informuar qytetarët që ishin të pranishëm në debat, për punën gjashtë mujore dhe zhvillimet aktuale në Komunë dhe planifikimet për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2018.

Kryetari i Komunës, Smajl Latifi i ka informuar qytetarët që ishin në takim lidhur me punën e tij dhe duke thënë sot do të ju informoj shkurtimisht rreth rreth buxhetit dhe realizimit të tij deri më 22 qershor 2018, realizimi i të hyrave komunale, obligimet financiare për këtë vit dhe obligimet e kontraktuara:

Buxheti për vitin 2018, gjithsej është:13 milionë e 698 mijë e 232 euro;Paga dhe mëditje: 7 milionë e 296 mijë e 623 euro;

Mallra dhe Shërbime: 1 milion e 563 mijë e 385 euro; Komunali: 250 mijë e 500 euro; Subvencione dhe transfere: 191 mijë e 322 euro; Investime Kapitale: 4 milionë e 396 mijë e 402 euro. Të hyrat e planifikuara për vitin 2018: 1 milion e 650 mijë euro; Të hyrat e realizuara deri të premten, 22 qershor 2018: 469 mijë e 136 euro. Në përqindje në raport me planifikimin: 28,43%. Obligimet financiare në fund të vitit 2017 janë: 2 milionë e 243 mijë e 676 euro.(mallra dhe shërbime, 168 mijë e 634 euro) (komunali: 18 mijë e 448 euro) (subvencione dhe transfere: 8 mijë e 457 euro),(investime kapitale: 2 milionë e 48 mijë e 135 euro).

Obligimet e kontraktuara:

6 milionë e 703 mijë e 896 euro.Përqindja e realizimit të buxhetit në të gjitha kategoritë deri të premten, me 22 qershor 2018 është: 46%.Me marrjen e mandatit, me 22 dhjetor 2017, së bashku me ekipin tim jemi angazhuar pa u ndalur në përmbushjen e zotimeve publike për vitin 2018, e që dalin nga platforma jonë qeverisëse 4-vjeçare.Ky plan i punës përmban veprimet qeverisëse, prioritetet, sfidat, qëllimet dhe synimet e mia dhe ekipit tim për vitin 2018.Plani i hartuar është i mbështetur në planet mujore, tremujore, gjashtëmujore, e që janë të integruar në planin vjetor të punës.

Ky plan konsiston në: Analizën e gjendjes konkrete të trashëguar dhe prerjen e gjendjes momentale. Rritjen e përkushtimit për përmbushjen e obligimeve nga vitit 2017. Përballimin sa më të suksesshëm të sfidave për shkak të mjeteve të kufizuara buxhetore. Adresimin e duhur të rekomandimeve të auditorit të jashtëm. Përmirësimin e ndjeshëm në të gjithë sektorët e qeverisjes komunale. Përballimin e organizuar me kushtet emergjente si dhe efikasitet në intervenimet e vazhdueshme për t’i dhënë zgjidhje problemeve të grumbulluara. Përgjigjet pa vonesa ndaj ankesave të qytetarëve si dhe administrimin e përgjegjshëm i shkresave të tyre nga të gjitha drejtoritë. Rendin dhe disiplinën në administratë me qëllim të rritjes së efikasitetit e të cilësisë së shërbimeve. Administrimin e përgjegjshëm dhe pa vonesa i periudhës kur fermerët e shumtë aplikojnë për subvencione. Debatet e shumta me qytetarë dhe për transparencën e plotë të pushtetit ndaj tyre. Incizimi i të gjitha llojeve të pronave: të lira, të uzurpuara dhe analizë e atyre që janë me interes të madh për nevojat zhvillimore të komunës.

-Planet: për rritjen e të hyrave komunale, për funksionimin sa më të mirë e të përgjegjshëm në sistemin e pagesave, për antikorrupsionin, për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim, për menaxhimin e mbeturinave, për planifikim dhe rregullim urban (PZHK; HZK; PHRRU).

Angazhimin për përfshirjen e kuadrit mjekësor dhe infermierëve për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe kohëzgjatjen e shërbimeve primare në dy QMF (Krushë e Madhe dhe Ratkoc). Bashkëpunimi me policinë e Kosovës. Bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës. Bashkëpunimi me donatorët e jashtëm. Bashkëpunimi me OJQ-të. Bashkëpunimi me grupet e interesit që përfaqësojnë kërkesat, nevojat, interesat dhe përmbajtjen e shoqërisë sonë . Marrëdhëniet e mira institucionale në pajtim me ligjet në fuqi si dhe marrëdhënie konstruktive ndërmjet Qeverisë Komunale dhe Kuvendit Komunal.

Në debat Kryetari Latifi, foli edhe për objektivat për pjesën e dytë të vitit 2018, dhe sipas tij këto janë objektivat: Rritjen e përkrahjes nga Qeveria e Kosovës si në projektet ekzistuese, po ashtu edhe në projektet e reja . Angazhimin e vendosur për përfundimin e palestrës së sporteve në Rahovec, projekt i nisur që nga viti 2007. Angazhimin këmbëngulës për hapjen dhe funksionalizimin e zonës ekonomike mbi fshatin Opterushë, kërkesë e komunës sonë e cila daton nga viti 2001. Funksionalizimi i tryezës së bizneseve të komunës së Rahovecit dhe rezultate nga Këshilli i Bizneseve (të themeluara në fillim të vitit 2018). Renovimin dhe ndërtimin e shkollave të reja. Eficiencën e energjisë. Themelimin e Teatrit Amator të Qytetit. Regjistrimi dhe vlerësimi i pasurisë jo-financiare (problem shumëvjeçar, tashmë i adresuar dhe i përfunduar). Lirimi trotuareve dhe hapësirave publike. Rritja e rolit dhe intensitetit të aktiviteteve inspektuese. Fuqizimi i debatit dhe përkushtimi për përmirësimin e gjendjes në arsim. Rikthimi me punë në kompleksin përkujtimor të dëshmorëve në Gradish. Rikthimi në vëmendje i projekteve të rëndësishme të papërfunduara si: Duhllo, lumi në Zoqisht, rruga transit, kanalet e kullimit të tokave bujqësore, shtretërit e përrenjve problematik etj.

Ndërhyrjet në përmirësimin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Rrugë dhe trotuare. Drunj dekorativ. Shtegun e Ecjes. Muajin e mërgimtarëve. Hardhfestin. Agrofestën. Shënimin e përvjetorëve të dëshmorëve, personaliteteve e atdhetarëve nga zona jonë. Krijimin e hapësirave të gjelbëruara dhe mirëmbajtja e mjedisit. Mbrojtja e mjedisit nga mbeturinat e amvisërisë dhe inertet. Heqja e deponive ilegale. Shpërndarja e drejtë dhe transparente e subvencioneve . Shpërndarja e drejtë dhe në vendin e duhur e granteve për fermerë. Rritja e buxhetit për bujqësi. Planifikim i mirë i buxhetit dhe shpërndarja e tij sa më e drejtë nëpër prioritete. Rritja e cilësisë së mbikëqyrjes së projekteve. Rritje e cilësisë së shërbimeve në të gjithë sektorët. Proces transparent për hartimin e PZHK-së dhe Hartës Zonale.

Gjatë takimit është zhvilluar debat me të pranishmit, të cilët, përveç vlerësimit pozitiv të punës së deritanishme të Qeverisë Komunale, kanë parashtruar edhe kërkesa e tyre shqetësimet që përballen si komunitet në vendbanimet e caktuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme