Latifi priti në takim komandantin e LMT-KFOR Austriak në Rahovec

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 11:52 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim, Christian Zankl Olt komandant i LMT-KFOR Austriak në Rahovec, në takim u bisedua për bashkëpunim në mes të Komunës dhe LMT-KFOR.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e ka njoftuar komandantin Zankl për planet e tij për qeverisjen në katër vitet e ardhshme dhe u shpreh se do të jetë kryetar për të gjithë qytetarët  pa dallime politike.

Kurse komandanti i LMT-KFOR Austriak në Rahovec, Christian Zankl Olt fillimisht e ka uruar Kryetarin Latifi për marrjen e detyrës së Kryetarit të Komunës së Rahovecit dhe më këtë rast i ka ofruar bashkëpunim të vazhdueshëm, në të mirë të gjithë qytetarëve.  

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme