LDK-ja përkrah demarkacionin, fton partitë për votim

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 10:36 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij do ta mbështesë marrëveshjen e demarkacionit me deklaratën e përbashkët të presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, raporton Ekonomia Online.

“Ne po presim që të filloj seanca, ftojmë gjithë partitë politike që të rezonojnë karshi interesave të qytetarëve”, tha Hoti.

“LDK-ja është e unike të përkrahë këtë marrëveshje, dhe presim që partitë politike të paraqiten në Kuvend që ta përmbyllin këtë çështje”.

Gjjithashtu ai bëri të ditur që dje kanë negociuar dhe kanë gjetur një gjuhë të përbashkët me PDK-në dhe Nismën.

“Dje gjatë gjithë ditës me partitë shqiptare kemi negociuar dhe kanë qenë fleksibile që të bashkpunojmë. Presim që edhe AAK-ja të pajtohet me këtë draft dhe të punojnë që të sigurojmë votat e nevojshme”, shtoi Hoti.

Ai tha se shpreson që kjo marrëveshje do të kaloj me vota të deputetëve shqiptar.

Të ngjashme