Lëvizja Feministe Studentore: Xhevat Krasniqi, ka me u përjashtu prej UP-së, zgjidhje tjetër nuk ka

Prishtinë | 12 Pri 2024 | 14:28 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Feministe Studentore mbajti konferencë për media, lidhur me, siç thuhet “dhunën policore” të ushtruar dje dhe mos marrjen e vendimit nga anëtarët e Këshillit të Etikës, raporton Ekonomia Online

Blenda Asllani nga Lëvizja Feministe Studentore  ka thënë se çmimin vjetor për mungesë të etikës ia ndamë organit më joprofesional në Universitetin e Prishtinës, Këshillit të Etikës.

“Sot, çmimin vjetor për mungesë të etikës ia ndamë organit më joprofesional në Universitetin e Prishtinës, Këshillit të Etikës. Këshillit, i cili ka histori me neglizhim, trajtimin joserioz të rasteve e me dënime skandaloze për shkeljet që konstaton, nuk  mjaftuan as 1 muaj e gjysmë kohë, as dëshmitë e palëve e as 3 seanca që shqyrtuan rastin për ta përjashtuar 27 herë të denoncuarin për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi, duke e lënë kështu që lirshëm të ligjërojë në Fakultetin e Edukimit, ku shumica e studentëve janë vajza. Këshilli, i cili nga ç mbledhje po del nën shoqërimin policor sepse po refuzojnë të marrin një vendim meritor lidhur me rastin. I rikujtojmë se në luftën kundër ngacmimeve seksuale nuk ka neutralitet ose rreshtohesh me ngacmimin dhe ngacmuesit seksuale ose kundër tyre. Këshillit, i cili kërkesën për ushtrim të kompetencave e konsideron si presion i rikujtojmë se qortimet tuaja publike e dhuna policore as nuk i frikësojnë e as nuk do ti ndalin aktivistët”, ka thënë Asllani.

Asllani ka shtuar se nga këtu bëjmë thirrje për të gjithë stafin akademik, administrativ e teknik të UP-së për të gjithë studentet e studentët, punëtoret e punëtorët që të na bashkohen në rezistencën tonë kundër ngacmimeve seksuale.  

“Sot pak me herët në media dëgjuam rrëfimin e një ish studenteje të Fakultetit të Edukimit e mbijetuar e ngacmimit seksual nga profesori, Xhevat Krasniqi dhe kjo na alarmon, e do të duhej ta alarmonte edhe universitetin. Nga këtu bëjmë thirrje për të gjithë stafin akademik, administrativ e teknik të UP-së, për të gjithë studentet e studentët, punëtoret e punëtorët që të na bashkohen në rezistencën tonë kundër ngacmimeve seksuale dhe kërkesës për hapësira të sigurta për vajzat dhe gratë në UP. Kërkesat tona janë të qarta dhe në asnjë formë nuk do të tërhiqemi nga ato edhe nëse kjo nënkupton ndërrim të formës dhe mjeteve të protestës. Xhevat Krasniqi, për të cilin tashmë edhe Policia e Kosovës ka nisur hetimet, ka me u përjashtu prej UP-së, zgjidhje tjetër nuk ka”, ka thënë Asllani .

Të ngjashme