5 vende magjike të cilat i keni ëndërruar gjithë jetën, por s’i shihni dot

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

. Narnia

5 vende magjike të cilat i keni ëndërruar gjithë jetën,

Na vjen keq t’ju prishim ëndrrat e fëmijërisë, por dikush duhet t’jua thotë se vendet që shihnit tek “Kronikat e Narnias”, janë të gjitha një fantazi. 4 fëmijët e evokuar në një fshat pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, hyjnë zbulojnë një vend brenda shtëpisë sy tyre që i dërgon drejt tokës mistike.

Vizita drejt Narnia-s i çoi fëmijët në botën magjike, ku ishte fare e zakonshme të bisedoje me mbretin luan dhe kafshët e tjera.

2. Hogwarts

5 vende magjike të cilat i keni ëndërruar gjithë jetën,

Hogwarts School of Witchcraft & Wizardry, shkolla e famshme e magjisë që vjen në formën e një kështjelle të stilit gotik, nuk ekziston gjëkundi nëpër botë. Fantazia e J.K. Roëling, autores së Harry Potter, për vite më radhë na ka bërë të gjithëve të jetojmë në një botë tjetër, ku çdo shtëpi ka banorë fantazma dhe kuzhinat menaxhohen nga elfët e vegjël, që kujdesen për të ushqyer studentët. 

3. Neverland

5 vende magjike të cilat i keni ëndërruar gjithë jetën,

Ju e njihni mirë këtë pamje apo jo? Eshtë toka e famshme ku Piter Pan dhe Tinker Bell jetonin. Sigurisht që ke dashur ta vizitosh këtë vend, por ç’e do që Neverland-i i përket fëmijës që s’u rrit kurrë.

Ishulli fiktiv përfshin “Shkëmbin e Kafkës”(vendin ku piratët fshihnin thesaret e tyre), Krokodilin Creek dhe malin Neverpeak-malin gjigant që ndodhej në qendër të ishullit. Vendodhja ekzakte e ishullit imagjinar është ende e paqartë. Ky ishull është përshkruar gjithnjë si afër “yjeve në rrugën e qumështit”…

4. Discworld

5 vende magjike të cilat i keni ëndërruar gjithë jetën,

Discëorld është një planet i sheshtë, që ekuilibrohet nga shpina e katër elefantëve, të cilët po qëndrojnë në zhgualline një breshke gjigante që noton në gjithësinë e pafund.

Sfera magjike është e populluar nga karaktere mitike, përfshi këtu, magjistarë, shtriga, ujqër, xhuxhë dhe dragoj. E sigurtë që ky vend ka bërë për vete me mijëra njerëz, por askush s’ka patur mundësi ta vizitojë sepse ekziston vetëm në imagjinatën tonë!

5. Qyteti i Smeraldë

5 vende magjike të cilat i keni ëndërruar gjithë jetën,

Ky vend përrallsh ndodhet vetëm në librin e L. Frank Baum, “Magjistari i Oz-it”. Rruga e verdhë të çon drejt qytetit, në qendër të Tokës së Oz-it, të quajtur  The Emerald City.  Brenda asaj bote, çdo gjë është jeshile dhe e paarritshme.

Të ngjashme