Lirohen nga akuza imamët e dyshimtë për nxitje të terrorizmit

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 16:00 | Nga

Ka përfunduar procesi gjyqësor ndaj ish-liderit të LISBA-s, Fuad Ramiqi dhe katër imamëve, Enes Goga, Mazllam Mazllami, Idriz Bilibani dhe Bedri Bojat.

Ata, që të gjithë, sot janë shpallur të pafajshëm dhe janë liruar nga aktakuza, raporton KTV

“Të akuzuarit shpallen të lirë në mungesë te provave” tha kryetari i Trupit gjykues, Vesel Ismajli.

Ata akuzoheshin “për thirrje që të luftohet në Siri, e që qytetarët e Kosovës t’i bashkohen organizatës terroriste”Al Nusra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme