Lista Serbe mbërrin në Kuvend

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 18:55 | Nga Valbona Bytyqi

Deputetët e Listës Serbe kanë arritur në objektin e Kuvendit të Kosovës. Ata kanë qenë në Beograd për tu konsultuar me Marko Gjuriq për qeverinë në Kosovë. Kështu pas pauzës seanca e Kuvendit pritet t’i vazhdojë punimet për votimin e qeverisë.

Senca e jashtëzakonshme për rend dite është votimi i qeverisë së të padatuarit për kryeministër Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Shlyerja e seancës ka ardhur si rezultat i mungesë së Listës Serbe, pa votat e të cilëve Haradinja ku do të mund të votohet si kryeministri i shtat i Kosovës.

Votimi pritet të bëhet kur deputetët e Listës Serbe të kthehen në Kosovë, ngase gjatë ditës ata kanë zhvilluar një takim në Beograd, me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Gjuriq, ka thënë pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, se atyre iu është dhënë mbështetje e Qeverisë, institucioneve dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në luftën për mbijetesën e popullit të Kosovës dhe se ata do të mbështesin vendimin e tyre duke hyrë në qeverinë e kryesuar nga Ramush Haradinaj.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Qeverinë e Kosovës mund ta marrin vetëm serbët, të cilët ruajnë ekzistencën e popullit të tyre në Kosovë, raporton EO.

“Por, populli ynë në Kosovë ndodhet para një vendimi të vështirë: të shkojë me Haradinajn, ose me Vetëvendosjen e Albin Kurtit, e cila ka program më ekstrem se sa Haradinaj, bashkimin në Shqipërinë e Madhe”, ka thënë Vuçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme