Liverpooli e gjen në Turqi zëvendësuesin e Alissonit

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli do të blej portier në janar dhe këtë e kanë konfirmuar mediat angleze.

Kampionët e Evropës si duket nuk janë të kënaqur me portierin e dytë spanjollin Adrian i cili mund të largohet qysh në janar.

The Reds janë në kërkim të një zëvendësuesi të denjët për portierin brazilian Alisson dhe duket se atë e kanë gjetur në Turqi.

Reprezentuesi turk, Ugurcan Cakir është në bisedime me Liverpoolin për një transferim në Anfield.

23-vjeçari ka pasur paraqitje shumë të mira me skuadrën e tij Trabzonspor dhe është pranë transferimit në Ligën Premier.

Mediat angleze dhe ato turke kanë raportuar se The Reds janë gati të paguajnë deri në 10 milionë euro për transferimin e tij, transmeton telegraf.Falë paraqitjeve të mira me Trabzonin, Cakir është bërë pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Turqisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme