Liverpooli po përgatit ofertën 50 milionëshe për mesfushorin e Wolvesit

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli raportohet se është duke punuar rreth transferimit të Matheus Nunes.

Sipas ekspertit të transferimeve, Nicolo Schira, klubi anglez ka zhvilluar tashmë bisedimet me agjentin, Jorge Mendes.

Jurgen Klopp synon të ketë mesfushorin portugez në skuadër për sezonin e ardhshëm, pasi  Naby Keita dhe Alex-Oxlade Chamberlain pritet të largohen.

24-vjeçari me Wolvesin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Matheus Nunes ka bërë 16 paraqitje në Premierligë këtë sezon, teksa ka kontribuar me një asistim.

Të ngjashme