Lladrovci në terren me investitorë potencialë në energji

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 13:59 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mirëpritur disa investitorë potencialë gjermanë për të investuar ne fushën e energjisë së ripërtëritshme në Drenas, përkatësisht në vendin e propozuar për investime – në Golesh.

Në vendin e propozuar për investime ishin prezent, drejtori i zyrë së ATKearney në Gjermani, dr, Andreas Stender dhe Küper. Lladrovci mysafirëve u ka shpjeguar lehtësirat dhe përkrahjen e komunës për investitorët, përkapjen nga niveli qendror për investime strategjike si dhe gatishmërinë e përkrahjes së çdo hapi të tyre për investime.

“Komuna është e përkushtuar për krijimin e klimës sa më të përshtatshme për biznes, jo vetëm në Qendrën e re të biznesit, Drenasi 2, por edhe në zona të tjera që janë të favorshme”, ka thënë Lladrovci.

Lladrovci ka kërkuar që principi themelor, është që pas finalizimit të çdo projekti në komunën e Drenasit, angazhimi i të rinjve dhe të rejave në punë, është kushti i vetëm, sipas profilit dhe mundësisë.

Lladrovci ka falënderuar vizitorët dhe ka mirëpritur angazhimin e mëtejshëm në projektet me interes të përbashkët.

Të ngjashme