Lladrovci takohet me drejtorin e KDI-së

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 16:24 | Nga

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur ne takim drejtorin ekzekutiv të KDI-së, Ismet Kryeziun, menaxherin e projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve lokale”, Ahmet Rushiti, zyrtaren e projektit, Krenare Loxhaj dhe koordinatorin nga KDI për Drenas, Përparim Bublaku.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar drejtorin e KDI-së, Ismet Kryeziu për vizitën dhe angazhimin si OJQ për rritjen e transparencës në institucionet shtetërore si dhe nxitjen e pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse.  Kryetari Lladrovci e ka njoftuar drejtorin Kryeziu për të arriturat dhe sfidat ne Komunën e Drenasit dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në projektin për transparencë e llogaridhënie komunale.

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, e ka njoftuar kryetarin Lladrovci për qëllimin e projektit i cili do të implementohet ne 11 Komuna të Kosovës, ndër to edhe në Drenas dhe për qëllim kanë komunikimin me qytetarë, përmes takimeve të drejtpërdrejta.

Kryeziu ka njoftuar se ne Drenas do të mbahen disa takime me qytetarë dhe grupe jo formale lidhur me implementimin e projektit “Rritja e llogaridhënies në institucionet lokale”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme