Ekonomia Online
FUNDIT

Llapi eliminohet, Ferizaj për herë të tretë në finale të Kupës së Kosovës

Llapi eliminohet, Ferizaj për herë të tretë në finale të Kupës së Kosovës

Ferizaj siguron finalen e Kupës së Kosovës mes tensioneve në tribunë. Ndeshja gjysmëfinale mes Ferizaj dhe Llapi u shoqërua me incidente, pasi tifozët vendas hodhën gjësende në fushë, duke detyruar gjyqtarin Alban Gashi të marrë vendim drastik. Takimi u ndërpre përkohësisht dhe stadiumi u zbraz plotësisht nga shikuesit, ndërsa loja rifilloi pas rreth 18 minutash […]

Ferizaj siguron finalen e Kupës së Kosovës mes tensioneve në tribunë.

Ndeshja gjysmëfinale mes Ferizaj dhe Llapi u shoqërua me incidente, pasi tifozët vendas hodhën gjësende në fushë, duke detyruar gjyqtarin Alban Gashi të marrë vendim drastik.

Takimi u ndërpre përkohësisht dhe stadiumi u zbraz plotësisht nga shikuesit, ndërsa loja rifilloi pas rreth 18 minutash në kushte të pazakonta.

Në aspektin sportiv, ndeshja përfundoi pa gola 0-0, por ky rezultat i mjaftoi Ferizajt për të siguruar kualifikimin në finale, falë fitores 1-2 në ndeshjen e parë në Podujevë.

Kjo është hera e tretë që Ferizaj arrin finalen e Kupës së Kosovës, pas dy edicioneve radhazi 2011/12 dhe 2012/13, ku megjithatë nuk arriti të triumfojë, duke u mposhtur nga Trepça ’89 dhe Prishtina.

Në finalen e madhe, Ferizaj do të përballet me Dukagjinin, në një duel që premton emocione dhe luftë për trofeun.

Të ngjashme