Viti 2018 do të jetë vit i energjisë së ripërtërishme. Ky është premtimi që ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka bëri gjatë takimit me bizneset nga shoqata e Energjisë së Ripërtërishme.
Ministri e pranon se sfidë është financimi i këtyre projekteve, por thotë që është duke u shikuar mundësin edhe të kredive, raporton Ekonomia Online.
“Vitin 2018 edhe zyrtarisht do të jetë vit i gjelbër ku do të ketë fokus të veçantë energjia e ripërtërishme. Ne duhet të jemi shumë proaktiv. Janë disa sfida e para është madhësia e licencave dhe mungesa e transparencës në dhënien e këtyre licencave. Sfidë tjetër është financimi i këtyre projekteve. Jem duke trajtuar këtë problem me bankat”.
Ministri foli edhe për projekte e tjera që synim ka mos ndotjen e ajrit, duke përmendur se termocentrali “Kosova e Re” do të ndërtohet sipas standardeve BE-së dhe se nuk do të shkaktoj ndotje.
“Ligji për efiqiencë të energjisë shpresojmë që në muajin prill të jetë në qeveri. “Kosova e Re” ka pasur kusht që 10 për qind ta ketë energji termike. Tash është bërë plan zgjerimin ‘Termokosit’ në rend është Gjakova dhe zgjerimi në Prishtinë. Pastaj është Mitrovica për shkak se jemi duke humbur ujë”.
Ndërsa Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, tha se ndonëse janë bërë hapa pozitiv në aspektin ligjor zbatimi i tyre nga institucionet nuk është për tu lavdëruar.
Madje sipas Gërxhaliut hap shumë më të shpejtë se sa institucionet janë duke bërë vet bizneset.
“Dëshirojmë që sot nuk do të jemi të kënaqur atë se çfarë është dukë ndodhur në aspektin e energjisë termike. Janë bërë hapa pozitiv në aspektin ligjor mirëpo unë shprehi mirënjohjen për bizneset që kanë bërë hapa shumë më të shpejtë se sa vet institucionet”.
“Dua të besoj që kjo duhet të zgjidhet, sepse Kosova nuk e ka një luks që të pritet dhe të dëmtohen bizneset tuaja. Është butopike që t’i thuhet dikujt se për një licencë duhet minimum të pritni 18 muaj dhe të kontraktoni një kombi-bus për të bartur dokumentet që kërkohen”.
Takimin e shoqatës së Energjisë së Ripërtrirshme me ministrin e MZHE-së e konsideroi të rëndësishëm, kryetari i shoqatës për energji të Ripërtrirshme, Bekim Shyti.
Në fund të takimin të gjithë përfaqësuesit e bizneseve patën rastin të paraqesin problemet e tyre si dhe pyetjet për ministrin Lluka.