Lluka: Jam i përkushtuar në rritje të transparencës, të konkurrencës dhe për një miks më të mirë të energjisë

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se me ndihmën e Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillim (European Bank for Reconstruction and Development), ka mbajtur një workshop për zhvillimin e procesit të ankandit për dhënien e licencave për energji të ripërtëritshme përmes një procesi konkurrues dhe transparent.

“Ky proces, që është trend global, ka 2 benefite kryesore: Rrit transparencën dhe besueshmërinë në proces, që zgjon interesim tek investitorë serioz, dhe Ulë dukshëm çmimin e energjisë së ripërtëritshme duke mundësuar një miks me të mirë të kapaciteteve gjeneruese”, ka shkruar Lluka.

Lluka ka njoftuar se prezent kanë qenë të gjithë akterët kryesor të sektorit energjetik, duke përfshirë drejtorin e Sekretariatit të Energjisë në Vjenë, Janez Kopac, drejtorin e BERZH në Kosovë, Neil Taylor, kryesuesin e bordit të Zyra e Rregullatorit për Energji, Arsim Janova, zyrtarë nga KOSTT, Rregullatori Grek dhe shoqëria civile të përfaqësuara nga Visar Azemi, KOSID.

“Si ministër përgjegjës për sektorin e energjisë, jam i përkushtuar në rritje të transparencës, rritje të konkurrencës dhe për një miks më të mirë të energjisë, me të vetmin qëllim që qytetarët të kanë ambient më të pastër me çmime të përballueshme”, ka shkruar ai.

Image may contain: 4 people, people sitting, table, screen and indoor
Image may contain: 1 person, sitting and indoor
Image may contain: 4 people, people sitting and indoor
Image may contain: 2 people
Image may contain: 1 person, sitting and indoor
Image may contain: 3 people, people sitting
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme