Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar për vrasjen e policit, Izet Demaj në Istog. Lluka ka shkruar se Kosovës do të i mungon trimëria e policit të vrarë.
“Izet Demaj sot ra heroikisht në mbrojtje të qytetarit, rendit e ligjit. Përherë falënderues për kontributin që dha në luftë e liri.
Kosovës do t’i mungon trimëria jote, Izet.”, ka shkruar Lluka në Facebook.