Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka gjatë qëndrimit të tij në Zvicër është pyetur nga mediet edhe për skandalin në të cilin është përfshirë rep-artistja shqiptare, Loredana Zefi.
Lluka bëri të ditur së ishte pyetur nëse rasti i saj dëmton imazhin e Kosovës përballë Zvicrës, por duke mos publikuar më shumë së çfarë ishte përgjigjur ai.
Sipas mediumit zviceran NAU, ministri kishte deklaruar se ndjehet i shqetësuar për imazhin që është krijuar por ai shtoi së imazhi i Kosovës nuk duhet të ndikohet nga ky rast.
Ai përmendi suksesin e futbollisteve shqiptar që luajnë në ekipin e kombëtares së Zvicrës.
“Nuk e njoh, por kam lexuar lajmet për të”, u përgjigj duke qeshur Lluka.
“Ndjehem keq sepse ne në Kosovë jemi shumë fanatik kur është fjala për të mbrojtur imazhin tonë sidomos për shtetet që na kanë mbështetur sikur shteti i Zvicrës. Ne nuk duam që të dëmtojmë imazhin, por që të tregojmë së ne jemi njerëz të mirë gjithë kohen. Por sigurisht qe ka raste të ndryshme, por duhet të shohim shembuj pozitiv sikur Xherdan Shaqiri, më shumë se gjysma e Nati-t zvicerane vijnë nga Kosova. Këto shembuj janë fytyra e vërtetë e imazhit të Kosovës. Rastet që sikur të personit që nuk dua të përmend janë raste që ndodhin dhe kalojnë shumë shpejtë dhe ne nuk duhet të fokusohemi në to”, u shpreh ai, të enjten.