Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me kabinetin e tij, raporton Ekonomia Online.
Gjatë këtij takimi medieve iu lejua të marrin vetëm pamje ndërkaq pas këtij takimi Ramosaj dhe Lluka pritet të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për “Promovimin e Efiçiencës së Energjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë”.