Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka lajmëruar zyrtarisht se është dërguar në Kuvend Statuti për Trepçën.
Ky është postimi i plotë i ministrit Lluka:
“Me propozim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, sapo miratuam dhe dërguam në Kuvendin e Kosovës Statutin për Trepçën, duke hapur kështu rrugën drejtë themelimit të Trepça Sh.A. dhe njëkohësisht zhvillimin e këtij gjiganti ekonomik.
Së bashku me statut, janë dërguar edhe informatat shtesë të deponuara nga Sindikata të cilat do të trajtohen nga Kuvendi i Kosovës.
Falenderoj anëtarët e Bordit Mbikëqyrës për punën intensive gjatë këtyre dy muajve.
Urime Mitrovicë!”