Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, Valdrin Lluka, së bashku me Drejtorin e Ngrohtores së Qytetit të Gjakovës, Admir Shala, vizituan pas mesnatës këtë ndërmarrje publike lokale.
Lluka në një postim në Facebook tha se kjo vizitë u bë në shenjë respekti ndaj punëtorëve kujdestarë të cilët sigurojnë ngrohje pa ndërprerë, edhe në natën e Vitit të Ri.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka ndarë 400 mijë euro për këtë ndërmarrje për vitin 2018 që të siguroohet ngrohje për Gjakovën.