Ludmila, vullnetarja 86-vjeçare e Botërorit

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 09:57 | Nga

Prej Kampionatit Botëror të vitit 1930 që ishte i pari e deri më tash, janë mbajtur 21 edicione, kurse Ludmila Kharyova ka përjetuar të gjithë, me përjashtim të njërit.

Kështu që, kur Rusia fitoi të drejtën e organizimit të botërorit të vitit 2018, Ludmila ka dashur të përfshihet për të shijuar kënaqësinë.

Tani, pensionistja që flet gjuhën spanjolle i është bashkuar dy 86-vjeçarëve të tjerë si vullnetarët më të vjetër të botërorit “Rusia 2018”.

Pasi punoi në një kiosk në një fshat të peshkimit në Kaliningrad, Ludmila është vendosur në qendër të këtij qyteti dhe të hënën ka ndihmuar tifozët e Përfaqësueses së Spanjës që kishin ardhur për ta përkrahur ekipin e tyre në ndeshjen e fundit të Grupit B kundër Marokut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme