Lufta në Ukrainë dhe kërcënimet në rajon, kanë kthyer në fokus mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Prishtinë | 13 Nën 2022 | 08:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lufta në Ukrainë e kërcënimet nga shteti serb në veri, kanë bërë që anëtarësimi i Kosovës në NATO të merret më seriozisht si nga institucionet vendore po ashtu edhe nga vendet e tjera, raporton Ekonomia Online.

Ekspertët e sigurisë po vlerësojnë se me situatën e tensionuar në rajon si shkak i luftës në Ukrainë, Kosova ka siguruar mbështetje më të madhe si nga ShBA-ja po ashtu edhe BE-ja për anëtarësim.

Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë në Kosovë, tha për EO se me kërcënimet që po bëhen ndaj vendit nga ekstremistët serbë kanë bërë që çështja e anëtarësimit në NATO të jetë në fokus.

“Rëndësia e anëtarësimit në NATO është sa kohë në aktualitet, e në veçanti ka marrë rëndësi nga fillimi i luftës në Ukrainë edhe rreziqeve dhe kërcënimeve që po vinë në rajon, në qoftë nga liderët rus, por zërat e mbështetur nga lider shqipi serbë edhe i Serbisë, por edhe nga ekstremist serbë nga Mali i Zi, Maqedonia edhe disa vende për rreth që janë duke e bërë situatën mjaftë të tensionuar të sigurisë. Edhe me kërcënime direket për sigurinë e shteteve që nuk janë anëtare të NATO-s”, tha ai.

Ibishi shtoi se sfidë për anëtarësimin e Kosovës në NATO mbetet mosnjohja e katër shteteve anëtare të kësaj organizate.

“Kosova mbetet ende me kërkesat e gjithë lidershqipit, nga presidentja, kryeministri, ministri i Mbrojtjes më shumë ngulm kanë kërkuar që ne të futemi në fazën e partneritetit për paqe, pasi që në vitin 2018 u bë transformimi nga misioni civil i FSK-së në mision ushtarak dhe mundësit reale janë që ky përshpejtim të ndodh. Partneriteti për paqe është një fazë transitore e pranimit që është plani i veprimit për pranim, mundësia që jem pjesë edhe e kartës së Adriatikut një formë e lehtëson anëtarësimin tonë”.

“Sfidë tjetër është edhe mos pranimi i katër shteteve  që janë anëtare të NATO-së, ata veç kanë dërguar zëra pozitiv që kjo mund të tejkalohet për shkak të kërcimeve dhe rreziqeve që vinë nga ato ruse dhe aleatët e tyre në Ballkan. Mendoj që ekziston një mbështetje në rëndë të parë nga ShBA-ja, por edhe vendet e Bashkimit Evropian sidomos tash në situatën e tensionuar të sigurisë të krijuar nga lufta në Ukrainë”.

Njohësi i sigurisë Bedri Elezi, tha se me luftën në Ukrainë është treguar qartazi që Ballkani mund të jetë një vatër “zjarri”, e posaqërisht Kosova që është  në qendër të Ballkanit.

Kjo sipas tij, mund të shkaktoj destabilizim në gjithë Evropën dhe për këtë arsye anëtarësimi i Kosovës në NATO është shumë i rëndësishëm.

“Sigurisht se zhvillimet e fundit në botë sidomos lufta në Ukrainë na ka treguar qartazi se Ballkani është një vatër e zjarrit dhe potencialisht Kosova si vend në qendër të Ballkanit mund të kemi destabilizim jo vetëm të Ballkanit, por edhe të gjithë Evropës, andaj zhvillimet e fundit na lënë të kuptojmë që NATO duhet të anëtarësoj edhe vendet e tjera gjeostrategjike siç është Kosova dhe kujtoj që shumë e nevojshme që sa më parë Kosova të jetë pjesë e kësaj familje të sigurisë dhe besoj që ky rast apo momentum duhet të shfrytëzohet nga institucionet tona për të ushtruar një partneritet të mirëfilltë me faktorët relevant me individ dhe struktura të sigurisë që më proceduar të përshpejtuara Kosova të anëtarësohet në NATO”.

Elezi u shpreh se FSK-ja është e përgatitur për anëtarësim në NATO pasi ajo është trajnuar në vendet anëtare të kësaj aleancë.

Sipas tij, ushtria duhet të punojë më shumë në departamentin e verifikimit, ngase NATO ka informacion top-sekrete dhe ekziston rreziku që ato të dalin jashtë, raporton EO.

“Ne kemi pasur fat që shumë trajnime të FSK-së janë bërë në shtete anëtare të NATO-së. FSK-ja ka një kapacitet e cila mund të lëviz shumë shpejt drejt kritereve apo mund të themi performancës që kanë edhe shtetet tjera anëtare të NATO-s”.

“Një çështje më rëndësi është çështja e forcimit të departamentit të verifikimit ngase në rast se Kosova bëhet anëtare e NATO-s sigurisht që do të ketë qasje në informacione të ndjeshme të NATOS dhe rreziku që informacione të tilla të dalin jashtë është i madh, dhe NATO dëshiron që të ketë një strukture stabile e cila ruan informacionet e niveleve top-sekrete, në këtë fushë është punuar shumë pak dhe ka dyshime se ka shumë qarje dhe mundësi që të sigurohen informacione të ndjeshme nga pjesëtarë të FSK-së”.

Të ngjashme