Lumezi kërkon prioritet për zbardhjen e vrasjeve të figurave publike

Prishtinë | 27 Jan 2018 | 11:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, u ka kërkuar prokurorëve që të bëjnë punë më të madhe në trajtimin e rasteve, sidomos të atyre që lidhen me vrasjen e figurave publike.

Në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, Lumezi ka kërkuar nga vartësit e tij që të bëjnë më shumë në zbardhjen e vrasjeve të figurave publike, në luftën kundër korrupsionit dhe të vazhdojnë e ta përmirësojnë cilësinë e luftës kundër terrorizmit.

Lumezi tha këtë vit pret nga prokurorët zbardhjen e rasteve të vrasjeve të figurave publike para, gjatë dhe pas luftës dhe kryerësit e këtyre veprave të dënohen.

Po ashtu, gjatë këtij viti Lumezi tha se duhet të punojnë në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Ai tha se vetëm vitin e kaluar kanë zgjidhur 480 raste të korrupsionit. Por, theksoi se lufta ndaj korrupsionit është sfidë. “Korrupsioni nuk luftohet me fjalë e premtime, por me veprime konkrete, në mënyrë që të luftohet përshtypja se në këtë vend të korruptuarit nuk ndëshkohen”, tha Lumezi.

Sipas tij, Prokuroria e Shtetit gjatë vitit të kaluar ka treguar efikasitet të lartë duke zgjidhur mbi 66 mijë lëndë.

Lumezi tha së në vitin 2017 kanë shënuar efikasitet edhe sa i përket ngritjes së aktakuzave dhe përfundimin e tyre me aktvendime dënuese.

Sipas tij, pavarësisht punës që është bërë vitin e kaluar, kjo nuk do të thotë se duhet të vetkënaqen pasi organi i akuzës ka sfida të shumta.

 

Të ngjashme