Lumir Abdixhiku: Vota e qytetarëve të jetë ditë e demokracisë

Prishtinë | 09 Shk 2025 | 10:06 | Nga Gzim Mujaj

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka votuar në shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ai në një prononcim për media tha se dita e zgjedhjeve është gjithmonë ditë feste, po ashtu ai ftoi të gjithë qytetarët për të votuar.

“Me lejoni të u falënderoj të gjithë sot për prezencën tuaj edhe për shërbimin e madh që po e bëni në ditën e madhe të demokracisë. Falënderoj gjithë komisionet, vëzhguesit,  zyrtarët e KQZ-së policë e Kosovë dhe njerëzit përgjegjës që në këtë ditë të shenjtë të demokracisë kujdesën që vota qytetare të merr epilogun përfundimtar. Është ditë e mirë, e bukur, është ditë e demokracisë. Dhe në këtë ditë të demokracisë ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për katër vitet e ardhëshme të tyre dhe të Kosovës. Zgjedhjet janë gjithmonë festë. Le te angazhohemi për një ditë demokratike ku vullneti qytetarët merr epilog të mbarë e të mire”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme