Macron në tre muaj 26 mijë euro për “make-up”

Prishtinë | 25 Gus 2017 | 16:28 | Nga

Gjatë tre muajve të tij në pallatin Elize, Emmanuel Macron ka shpenzuar 26.000 euro vetëm për make-up.
Raportimi i “Le Point” nuk e ndihmon aspak imazhin e liderit 39-vjeçar të qendrës, popullariteti i të cilit ka ardhur në zbehje që prej triumfit në presidencialet e muajit prill.

Personi i angazhuar me makiazhin e tij, i përmendur nga e përjavshmja politike franceze vetëm si Natacha M, ka paraqitur dy fatura, njëra prej 10.000 eurosh, tjetra 16.000 euro.

Zyra e presidentit e mbrojti honorarin marramendës me justifikimin se nevoja e një kontraktuesi ishte paraqitur në një moment urgjence, transmetont ch.

E njëjta artiste make up-i ka qenë përgjegjëse për make-up-in e Macron gjatë fushatës presidenciale. Bashkëpunëtorët e kreut të shtetit nxituan të sqarojnë se shpenzime të tilla do të reduktohen ndjeshëm në të ardhmen.

Paraardhësi i Macron, Francois Hollande i paguante 6.000 euro personave që merreshin me makiazhin e tij, ndërsa Nicolas Sarkozy, sipas Vanity Fair, i jepte stafit të tij 8.000 euro për këtë qellim. Hollande megjithatë e pati shkundur dhe ai opinionin publik me shumën e pabesueshme të parave që i paguante berberit personal, plot 10.000 euro në muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme