Maduro mbyll kufirin e Venezuelës me Brazilin

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, e ka mbyllur kufirin e vendit të tij me Brazilin gjatë kohës kur ndaj tij janë shfaqur shumë pakënaqësi për shkak të bllokimit të ndihmave humanitare.

Shkalla e lartë e inflacionit në Venezuelë ka sjellur rritje të çmimeve, duke bërë që shumë njerëz të kenë vështirësi për t’i blerë prodhimet elementare për jetesë, përfshirë ushqimin, prodhimet higjienike dhe ilaçet.

Sidoqoftë, presidenti Maduro nuk pranon se në vendin e tij ka krizë, ndërsa ndihmat humanitare të Shteteve të Bashkuara i ka quajtur spektakël të orkestruar të këtij shteti për të ndërhyrë më pas në Venezuelë me trupa ushtarake.

Gjatë ditës së sotme janë paraparë tubime në të dyja anët e urës që e lidh Venezuelën me Kolumbinë. Në njërën anë do të tubohen përkrahësit e presidentit Maduro, ndërsa në anën tjetër përkrahësit e Juan Guaidos, i cili e shpalli veten president muajin e kaluar.

Lideri i opozitës dhe aleatët e tij po përpiqen që të mbledhin ushqim dhe ilaçe nga Brazili dhe Kolumbia, pavarësisht kundërshtimit të presidentit Maduro, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Të ngjashme