Maguire mbetet jashtë Botërorit, Tuchel merr vendimin drastik

Prishtinë | 21 Maj 2026 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Harry Maguire nuk do të jetë pjesë e Anglisë në Kupën e Botës 2026. Mbrojtësi i Manchester United është lënë jashtë listës nga trajneri i ri i “Tre Luanëve”, Thomas Tuchel.

Sipas mediave britanike, Maguire është ndjerë “i shokuar dhe i dëshpëruar” nga ky vendim, pasi besonte se përvoja e tij do ta ndihmonte të siguronte një vend në skuadrën për Botërorin në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Tuchel duket se ka vendosur të rinovojë repartin defensiv, duke preferuar emra si Marc Guéhi, Ezri Konsa dhe Levi Colwill. Raportohet se forma jo stabile dhe konkurrenca e madhe në mbrojtje kanë ndikuar në përjashtimin e Maguire.

33-vjeçari kishte rikthyer vendin në kombëtare gjatë muajve të fundit dhe kishte shpresuar të ishte pjesë e turneut më të madh me Anglinë, pas mungesës në Euro 2024 për shkak të problemeve fizike.

Të ngjashme