Makina godit për vdekje një këmbësore në Gjilan

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 09:37 | Nga

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga një aksident trafiku në Gjilan.

Policia e Kosovës njofton se më 23 mars 2017, rreth orës 21:55 minuta, në rrugën “Idriz Seferi” afër pikës se karburanteve “IP”, ka ndodhur një aksident rrugor me lëndime të rënda trupore, ku e përfshirë ka qene një automjet i markës Audi A6 me targa regjistrimit 06,drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës A. B. (1996) dhe një këmbësore po ashtu shqiptare shtetase e Kosovës me vendbanim në Gjilan (1963).

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti (përplasja e këmbësores) ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë kushteve të komunikacionit dhe vozitjes së pakujdesshme në momentin kur këmbësorja ishte duke e kaluar rrugën.

Si pasojë e aksidenti lëndime të rënda trupore pëson këmbësorja e lartcekur, të cilës fillimisht i jepet ndihma e parë në spitalin rajonal të Gjilanit e mandej transferohet në QKUK në Prishtinë, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve.

Rrethe orës 01:22, jemi njoftuar se edhe për kundër përpjekjeve nga ana e personelit mjekësorë këmbësorja kishte ndërruar jetë nga lëndimet e marra në aksident. Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që drejtuesi i veturës të ndalohet për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i të ndjerës të dërgohet ne IML për obduksion. Rrethanat e këtij rasti të rëndë janë duke u hetuar nga hetuesit e trafikut Rajonal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme