Makina përplaset me policinë, plagoset Komandanti i Grupeve të Gatshme

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në një nga lagjet e qytetit të Elbasanit. Mësohet se një automjet civil është përplasur me makinën e një patrulle të policisë pranë shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Elbasan. Në automjet ndodheshin komandanti i grupeve të gatshme dhe disa punonjës policie.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur efektivi Enver Muça, me detyrë komandant i grupeve të gatshme, i cili është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe pas marrjes së mjekimit është larguar në banesë. Të dyja mjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha. Policia po heton ngjarjen, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme