Mala: Të vërtetat dhe gënjeshtrat për Betejën e Kosovës

Prishtinë | 24 Qer 2018 | 08:14 | Nga

Ligjëruesi i historisë së mesjetës, Muhamet Mala, thotë se faktet historike dëshmojnë se beteja e famshme e Kosovës nuk dallonte prej betejave të zakonshme që i prin pushtimit të Ballkanit nga Perandoria Osmane. Madje mendon se Beteja e dytë e Kosovës ishte më e rëndësishme se e para, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ligjëruesi i lëndëve “Histori e vjetër shqiptare”, “Histori mesjetare shqiptare”, “Hyrje në histori të religjioneve”, “Gjeografi historike e Ballkanit” dhe “Histori e religjioneve komparative” në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”, thotë se serbët nisën ta shfrytëzonin Betejën e Kosovës atëherë kur u duhej që të ishte në shërbim të nacionalizmit serb dhe të pretendonin para Evropës se ishin mbrojtës të krishterimit.

Mala thotë në intervistën për “Kohën Ditore” se shqiptarët nën udhëheqjen e Skënderbeut luftuan një çerekshekulli për mbrojtjen e vlerave evropiane, kur osmanët po mundoheshin të konsolidonin pushtimin në Ballkan.

Thotë se serbët, grekët dhe bullgarët ortodoksë ruajtën identitetin e tyre duke iu nënshtruar vasalitetit osman.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme